Grupi Parlamentar Demokrat ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare.

Në vend të Hajdarit është vendosur deputeti opozitar, Myslim Murrizi.

Ky vendim vjen pas debateve për Reformën Zgjedhore, pasi deputetët e opozitës kërkojnë lsita të hapura dhe janë kundër reformës që po bëjnë palët, ku pjesë e tryezës është edhe deputetja Hajdari.

Vendimi për shkakrimin e Hajdarit është marrë nga Grupi Parlamentar Demokrat dhe i është dërguar sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.