Kritikët e Lulzim Bashës shpallën sot një platformë politike e cila ka për qëllim ringritjen e Partisë Demokratike.

Por ajo që bie në sy në lidhje me platformën e propozimeve (kliko këtu/ lapsi.al) është fakti se ka nga ata kritikë që nuk e kanë firmosur.

Në listën e emrave që kanë mbështetur platformën për ringritjen e PD-së vihet re mungesa e disa prej figurave kryesore që kritikonin Bashën si Jozefina Topalli dhe Eduart Selami.

Në listën e emrave që mbështesin këtë lëvizje mungojnë edhe Arben Imami dhe Genc Ruli, edhe pse mospërfshirja e tyre në këtë platformë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.