partite-shqiptare
VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka fituar zgjedhjet në Maqedoni. Ndërsa partitë shqiptare kanë humbur vota. Mes tyre kryeson BDI e ndjekur nga lëvizja BESA.

Me mbi 1 milion vota të numëruara dhe 88.76 për qind të votave në nivel kombëtar, KSHZ-ja ka publikuar edhe të dhënat e fundit zyrtare.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni në krye me VMRO-DPMNE 388.761 vota, LSDM 368.144, BDI 75.122, Levizja BESA 49.225, Aleanca për Shqiptarët 30.501, dhe PDSH-ja 26.975. /Lapsi.al