grida-2

Grida Duma, në një intervistë për “Mapo” ka folur për protestën e PD-së në 18 shkurt, për gjendjen e opozitës para zgjedhjeve dhe për situatën politike në vend.

Duma nuk ka humbur shansin për të sulmuar koalicionin qeverisës dhe rolin e domosdoshëm të opozitës. Ajo është shprehur se nuk ka debat, por luftë për pushtet brenda koalicionit qeverisës.

“Pikërisht sot më shumë se asnjëherë fjala e opozitës është e para. Duhet t’ju korrigjoj, mes dy partive në pushtet nuk ka debat, ka çjerrje për sinore pushteti dhe përfitimesh.

Protesta e 18 shkurtit do të jetë jo marrja pjesë në atë që ju quani “debat”, që në fakt është një tjetër maskaradë mediatike, por lëvizja qytetare që merr përpara ndryshimin e të ardhmes së shqiptarëve.

Dëmi më i madh është që sot quhet debat mes partish ajo që në të vërtetë është shpërthimi i pusetës së korrupsionit për hesape të luftës së brendshme, quhet qëndrim të shash kandidatin për president të SHBA, dhe nuk lexohet si qëndrim, reagimi në bazë institucionale dhe prej shtetari të opozitës.” ëhstë shprehur Duma.

Duma gjithashtu tha se qeveria po e ushqen popullin me lajme negative dhe jo me produkte konkrete të qeverisë që kanë rezultat për jetën e shqiptarëve. Ajo vuri në pah se ministrat nuk lejohen të flasin pa leje dhe se kjo ka çuar në një mungesë debati publik.

“Duhet medoemos ndaluar ky keqinterpretim ku e ushqejmë popullin me lajme negative duke e lënë të ushqehet me zbrazëtirën e varfërisë që prodhojnë dëmet e një qeverie që ushqen me ekrane dhe që të ngop me frikën që ka edhe me keq ndaj të heshtim.  Po qeveriset me lajmokraci, se asgjë tjetër nuk është më as produkt, as të ardhura, as rezultat për jetën e shqiptarëve.

Është me vend të theksojmë që përgjatë këtyre katër viteve qeverisje u aplikua rregulli që asnjë ministër nuk është i autorizuar të flasë pa leje, për rrjedhojë përfundoi që debati mbi zhvillimin të mos bëhej kurrë në publik.” tha Duma.

Grima Duma nuk ka dhënë detaje të hollësishme për protestën e 18 shkurtit që do mbajë opozita dhe se cili do jetë skenari gjatë, dhe pas protestës së opozitës.