Grida_Duma-300x171
Grida Duma është vetëofruar për Bashkinë e Tiranës gjatë një interviste dhënë për Oranews.

Koordinatorja e Marrëdhënieve me Publikun në PD ka thënë se është gati nëse ia ofrojnë këtë detyrë.

“Ky është një vendim në grup. Përgjigjje të cilës unë do e kthej vetëm kur kryetari i PD-së të jetë në ato diskutime. Kjo është një situatë e brendshme dhe përgjigje e brendshme.”

Duma thotë se brenda katër ditësh misteri i kryeqytetit do të marrë fund dhe kjo në sajë të sondazheve që po zhvillohen në Partinë Demokratike.

Duma është një ndër 4 kandidatët e përfolur për të marrë timonin e drejtimit të Bashkisë Tiranë, mes Jorida Tabakut, Halim Kosovës dhe Besnik Aliaj.