nea_demokratia1_9818
Nesër Greqia shkon zhvillon sërish zgjedhje. Në këto zgjedhje ndjehet një rol edhe më i madh i politikës shqiptare. Është PD-ja që ka filluar një fushatë për mbledhjeje votash për të djathtën greke, veçanërisht për Nea Demokracinë.
Këtë e konfirmon ehe Tritan Shehu, nëpërmjet një statusi të tij në rrjete sociale.
Greqia nesër do të votoje përsëri në zgjedhjet e saj politike.
Ishte politika populiste, radikale e majtë e SYRISA-s, që e nxori atë vend nga proceset stabilizuese të filluara prej Nea Demokracisë.
Dhe ashtu siç pritej një rruge e tillë e rrezikshme anti europeiste u ndesh me aspiratat e atij vendi, çoi në destabilitet politik, konfliktualitet me partnerët dhe në kolaps qeverisës.
Ishin votat e partive europeiste në Parlament, në radhe të parë ëte ND, që e shpëtuan Greqinë nga me e keqja fatale.
Tashme ND dhe Z. Meimarakis i saj janë shume afër fitores, fitore që do ta rifusë Greqinë në rrugën e normalitetit, europeizmit e stabilitetit, edhe në qoftë se do të jete i domosdoshëm një koalicion i gjerë.
Kjo është në interes të Greqisë, Shqipërisë, Rajonit, vetë BE, si dhe të emigrantëve tanë aty.
Prandaj strukturat e PD në Greqi, simpatizantët tanë aty, po bashkëpunojnë ngushtë me ato të partisë sonë si motër në grupin e PPE, me ND në këtë proces zgjedhor.
Urimet më të mira Nea Demokracise dhe të gjitha forcave të tjera moderuara, shpirtit europian të Greqisë në votimin e nesërm”.