brug-greqi-655x356
Greqi-Dy grupe të burgosurish shqiptarë dhe arabë kanë sulmuar një grup pakistanezësh dhe si pasojë 2 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës 3 maj, rreth orës 21:00 në burgun famëkeq të Koridhalosit.

Portali grek Zougla.gr shkruan se grupi i përbërë nga shqiptarët dhe arabët u përleshën me thika artizanale dhe mjete të forta me pakistanezët.

Nga informacionet e para u raportua se nga kjo përleshje u vranë dy persona, të cilët mësohet se janë të kombësisë pakistaneze, ndërsa 18 të burgosur të tjerë u plagosën.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje më të rëndë, ku sëbashku me të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin e Tzaneio.

Ngjarja filloi krejt papritur teksa po shtrohej darka për të burgosurit, por shumë shpjet u tensionua dhe degjeneroi në sherr masiv, ku u vranë dhe dy të burgosur. Motivet e përleshjes janë ende të paqarta.

Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje, ndërsa priten njoftime zyrtare nga ministria e Drejtësisë greke.