manjani blushi

Suksesi i policisë në zbardhjen dhe arrestimin e autorëve të grabitjes së parave të bankës duket se ka bërë që dy nga politikanët më kritikë ndaj Policisë së Shtetit, deputeti i “LIBRA-s” Ben Blushi dhe ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjanin, të bien në një mendje dhe të përgëzojnë punën e policisë në këtë rast.

Blushi në Facebook ka shkruar se ky është një rast kur policia bën detyrën dhe jo politikën dhe për këtë duhet përgëzuar. Sipas tij, ky sukses nuk duhet të pengojë zbardhjen e krimeve ende të pazbuluar.

Manjani në Twitter, sikurse Blushi, ka përgëzuar punën e policisë duke uruar që ngjarja të jetë provuar mirë.

Postimi i Blushit:

 

Postimi i Manjanit:

Pa dyshim që policia meriton përgëzime për kapjen e shpejtë të të dyshuarve për grabitjen e Kasharit! Uroj që të jetë provuar mirë ngjarja!

— Ylli Manjani (@yllimanjani) February 14, 2017