Blindi1

Hetimet për grabitjen e 2 milionë eurove ndodhur një ditë më parë në rrugën e Rinasit çuan në pranga 5 punonjësit e policisë private “Jaguar”. Nga verifikimi i të dhënave të tyre ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ku gjendeshin paratë ishte në ditën e tij të parë të punës. Endrit Daçi mësohet se kishte filluar punë pikërisht dje dhe nuk ishte i trajnuar për të kryer një transport të tillë. Bashkë me të u arrestuan edhe Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Përparim Logu eDashamir Balla.