policia-grabitje_2-620x350
Pak muaj pas grabitjes së bankës te Stacioni i Trenit, një tjetër grabitje banke ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme tek Rruga e Kavajës, pranë një kishe ortodokse Dy persona të armatosur kanë hyrë në bankë dhe kanë marrë paratë. Shuma e grabitur nuk dihet për momentin. Policia është vënë në ndjekje të autorëve.