ibrahim-hoxha-640x380_0

Dy vite burg ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili akuzohej për korrupsion pasiv. Hoxha akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor.

Faktikisht dënimi i tij ishte 3 vjet, por përfitoi ulje sepse pranoi gjykimin e shkurtuar.

Krahas denimit prokuroria kërkoi që Hoxha të mos ushtrojë asnjë funksion publik për tre vite, ndërsa shuma e parave të konfiksohen. Së bashku me ish-gjyqtarin prokuroria akuzon edhe  djalin e tij,  Ledjon Hoxha,  për të cilin përfaqësuesja e akuzës tha se iu provua vetëm akuza e moskallzimit të krimit dhe jo e bashkëpunëtorit.

Për këtë akuzë u kërkua si dënim 4 muaj burg i cili të konvertohet në 20 muaj në shërbim prove.