de

Emërimi i ministrave teknikë, ka hapur debat në studion e Dritare me Rudinën në Vizion Plus, mes dy kandidatetve për deputete të Tiranës, Blerina Gjylameti e PS dhe Albana Vokshi e PD.

E pyetur, nëse mazhoranca është penduar për ministrat teknikë, Gjylameti e pohoi diçka të tillë.
“Për çfarë po bëjnë, besoj se po. Këtë e them si Blerinë. Nesër mund ta themi edhe si përfaqësues. Të arrish të shkelësh ligjin dhe të shkarkosh nga zyra e mediave të partisë, për mua është një shkelje që nuk duhet të lejohet, në një vend si ky që presim të ecim përpara”, tha Gjylameti.

Por, kandidatja e PD, Albana Vokshi, tha se qeverisë i vjen keq që ministrat po ushtrojnë detyrën.