Brexit

Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe vendosi që parlamenti të votojë për Brexit. Kështu parlamenti duhet të votojë nëse duhet të fillojë ose jo procesi i daljes së Anglisë nga Bashkimi Europian. Gjykatës i ishte kërkuar të shprehej në se e kishte fuqinë parlamenti apo ministrat që të nisnin procesin.