Artan-Bajraktari-1_0

Gjykata e Tiranës liroi nga masa e arrestit kreun e zyrës së Interpol Tiranës, Artan Bajraktarin dhe specialisten Loreta Alla. Gjykata vlerësoi se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm. Bajraktari dhe Alla u arrestuan nga SHKB për shkak se u dyshuan se kishin mbajtur të fshehtë 2 kërksa  Interpolit belg për ndalimin e deputetit të mazhorancës, Mark Frroku. Bajraktari mësohet se ka deklaruar në kohën e arrestimit se ai ia kishte përcjellë me e –mail shkresat Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didit. Arrestimi i Bajraktarit dhe Allës çoi në dorëheqjen e Didit. Ai ka mohuar që të ketë marrë njoftim për shkresat e Interpolit belg. Prokuroria po kryen hetime mbi këtë skandal. Është ende e paqartë nëse ajo do të përfshijë në hetime edhe ish –drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didin.