frroku_parlament_12822
Ish deputeti Demokristian Mark Frroku nuk do të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe as në Komisionet Parlamentare të tij.

Ky vendim është marrë sot nga Gjykata e Lartë, e cila ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut, për të marrë pjesë në Kuvend.
Vetë avokati mbrojtës një seancë më parë e quajti të padrejtë moslejimin e deputetit për të qenë pjesë e seancave, duke njoftuar edhe ndërprerjen e pagës nga ana e administratës së Kuvendit.
Ndërkaq Kuvendi e ka çuar për interpretim në Kushtetuese vendimin për mandatin të deputetit të Shkodrës, Mark Frroku.
Ditën që u vendos që mandati i Frrokut të mos hiqej, në Konferencën e Kryetarëve palët kanë rënë dakord që për këtë çështje të shprehej Gjykata Kushtetuese.