Tom-Doshi
Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në mesditë në Gjykatën e Lartë për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Por Gjykata nuk e pranoi kërkësën e tij për liri, duke e lënë deputetin nën masën “detyrimparaqitje”.Pasi doli nga Gjykata deputeti Doshi i qendroi fort deklaratave të
tij se ka pasur një komplot për ta vrarë, ndërsa pretendon se ka prova të pakontestueshme se Spartak Braho, kreu i komisionit të Sigurisë është takuar me Fatjon Skënderin, që sipas Doshit është ndërmjetësi mes Durim Bamit e Ilir Metës.“Ndërrimi i masës nuk është shqetësim për mua, e rëndësishme është që shqiptarët të dinë që hetimi nuk është bërë, janë munduar të mbulojnë provat që kam pas. Gjatë kësaj kohe kam prova që ngjarja është e vërtetë, Spartak Braho njeriu I afërt me Ilir Metën vërtetohet që ka hkuar në Gjermani, që ka komunikuar vazhdimisht me Fatjon Skënerin edhe kur ka ardhur në Shqipëri, por këto prova nuk janë pranuar. Përsëris që
personi më i afërt i Metës ka qënë edhe në takim me kryeprokurorin dhe ministrin e Brendshëm…Ky person ka futur duart në proçes, këtë do ta shihni gjatë hetimit, do ti paraqes në gjykatë provat, kam mesazhe telefonike, tabulate që disponon Fatojoni, ndërmjetësi mes Metës dhe Bamit, këta që më datë 5 komunikojnë me të..nga 10 herë në ditë”,- tha Doshi Ndërkaq, deputeti Doshi e cilësoi sulm të hapur politik kallëzimin që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bëri ndaj tij në Prokurorinë e Përgjithshme.
Unë jam hetuar edhe njëherë tjetër nga Prokurora e Përgjithtshme,
zoti Ganaj nuk është koordinuar mirë me Prokurorinë e Përgjithshme por ka filuar një hetim që është një sulm politik. Nuk iu ka lënë gjë mangut Berisha, në kohën e Berishës doli që kanë qenë shpifje, kështu do dalë dhe sot”Ndërsa në lidhje me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët komentuan që ajo ishte një kërkes rutinë. E cila normalisht do ripërsëritet nga ana e tyre.