20150304095215656646

Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Durim Bamin. Çështjen e tij e mori në shqyrtim kjo gjykatë, pasi e bashkangjiti me atë të dy deputetëve Frroku e Doshi. Durim Bami u akuzua fillimisht për tentativë vrasje të zyrtarëve. Por më pas Prokuroria e Krimeve të Rënda e ndryshoi akuzën në “kallëzim të rremë”. Gjykata e Krimeve të Rënda pati caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Për dy deputetët, Gjykata e Lartë vendosi të shtunën masën e sigurisë së arrestit shtëpiak.