Policia ka vazhduar me mbikëqyrjen e zbatimit të masave anticovid. Në 24 orët e fundit janë gjobitur 645 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë. Ata janë gjobitur nën masën 3000 lekë, një shumë e cila do të vendoset në faturën e tyre të energjisë elektrike. 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit janë shoqëruar në komisariat.

Po ashtu, uniformat blu bëjnë me dije që janë ndëshkuar edhe 9 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00. Me masë administrative 1.000.000 lekë gjobë është ndëshkuar edhe një subjekt që nuk respektoi masat anticovid.