migrantet-333
Lëvizja në zonën Schengen është në rrezik. Paralajmërimi vjen nga Gjermania

“Liria e lëvizjes është një parim i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Schengen-i ka vlera të mëdha, por gjendet në rrezik”, tha zëdhënësi i ministrit të Jashtëm gjerman Martin Schaefe, kur u pyet për kontrollet që Danimarka dhe Suedia kanë nisur në kufijtë e tyre, për të parandaluar fluksin e emigrantëve.

Javën e shkuar Norvegjia deklaroi se do të nisë të kthejë pas refugjatët pa viza që vinin nga vendet e tjera të zonës Schengen, sidomos nga Suedia.

AFP raporton se liderët europianë e konsiderojnë situatën mjaft shqetësuese.

Ndërkohë zëdhënësi i kancelares Merkel është shprehur se lëvizja e lirë në 28 vendet e BE-së varej nga ruajtja më e mirë e kufijve. Shqiptarët fituan të drejtën të udhëtojnë pa vizi në zonën Schengen në dhjetor të vitit 2015.