gazeta_austriake_13161
Autoritetet gjermane kanë informuar Francën për mundësinë e akteve terroriste pas arrestimit të një personi me shtetësi malazeze që kishte me vete armë dhe eksploziv dhe planifikonte të udhëtonte për në Paris.

Sipas Salzburg24.at, pas kontrollit në automjetin e tij policia gjeti një arsenal armësh, pistoletë, revole, mitrolozë dhe një kg eksploziv.

Pas arrestimit, theksohet se autoritet bavareze kanë njoftuar në detaje autoritetet franceze për ngjarjen dhe për faktin se i arrestuari me arsenal kishte planifikuar rrugëtimin në Paris.

Kjo, pasi nga dokumentet që iu sekuestruan të dyshuarit, zbuluan se malazezi i arrestuar kishte planifikuar udhëtimin për në Paris.