Jemin Gjana shpërthen ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik.

Kryetari i Komisionit Qendor Elektroral për Zgjedhjet në Partinë Demorkatike, dhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamentar dhe pesë herë deputet tha: “Ajo që kanë pështyrë ndaj PD-së, një ditë do tu kthehet në fytyrë”. Gjana vlerësoi momentin kur Sali Berisha votoi të shtunën dhe bëri një deklaratë duke e cilësuar procesin statutor dhe për ata ka qënë një mesazh shumë i qartë që ata duhet ti thërrsnin mendjes se këto zgjedhje nuk ishte një farsë.

Gjana e cilësoi prorcesin për zgjedhjen për kryetar tejet të rregullt por bëri një analizë për secilin ndaj kundërshtarëve të Bashës që sipas tij të vëtmin problem që kanë është se nuk ishin pjesë e listës për deputetë. Sipas Gjanës, askush nuk i mbajti Mustafajn, Topallin, Patozin dhe Bregun të vinin të bëheshin pjesë e garës.

Për Besnik Mustafajn: “A e dini ju që Besnik Mustafaj nuk është anëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e kuptoj se si një njeri që nuk ka teseren e kësaj partie, nuk e ka emrin në asnjë dokument anëtarësie të saj deklaron se nuk do votojë në zgjedhjet për kryetar. Në të gjithë karrierën e tij politike Mustafaj më rezulton se nuk ka plotësuar asnjë formular. Më kujtohet se në vitin 1998 kur Mustafaj erdhi nga Franca ku ishte ambassador, Berisha i propozoi të ishte sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, por kjo duhej të votohej në Këshillin Kombëtar përmes një rregulli që minimumi ai duhej të ishte anëtar i PD-së. Pasi ia thamë këtë, Mustafaj kundërshtori dhe nuk pranoi të ishte anëtar i PD-së dhe të merrte teseren. Atëherë për këtë arsye ne u detyruam të bëjmë një ndryshim në statutine Partisë Demokratike që sekretarin për Marrëdhëiet me Jashtë ta emëronte vetë kryetari, pra zoti Berisha dhe nuk ishte e nevojshme që ai të ishte anëtar i PD”.
Për Jozefina Topallin: “Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimti. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha. Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar? Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam shumë kontribute, madje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996. Unë mendoj se nuk është argument kjo. Në qoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet ti ktehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?

Për Arben Imamin: “Unë e vlerësoj Imamin si një nga themeluesit e PD. Por të gjithë i dimë marrëdhëniet e tij me zonjën Topalli dhe të tjerë. Gjatë qeverisjes së PD-së unë rastësisht isha në zyrën e kryeministrit Berisha për çështje pune dhe befas hyn në zyrë zonja Topalli tepër e nxehur dhe i kërkonte Berishës se si kishte mundësi që ai kishte marrë si këshilltar Arben Imamin. Çfarë nuk tha Topalli, dhe më kujtohet që Berisha nuk foli fare. Atëherë çfarë i bashkon këta njerëz”?

Për Astrit Patozin: “Në vtiin 2013 zoti Patozi ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Po si u hartuan listat për zgjedhjet parlamentare në atë kohë? Përse nuk u vendos në listë Jemen Gjana? Ka patur diskutime por asnjë nuk u votua në kryesi. Atëherë unë me të drejtë them përse një gabim që e ka bërë vetë nuk quhet dhe tani që listat i bëri Lulzim Basha u cilësoka skandal? Nuk mund të ketë dy standarte për të njëtën çështje. Përse zoti Patozi nuk foli për hartimin e atyre listave. Edhe unë nuk isha në listë. Natyrisht nuk u lumturova. Por ama bëra fushatë, shkova në Kamëz, Paskuqan, Shkodër dhe Pogradec. Isha i bindur që kjo ishte më e mira. I kemi dhënë PD-së por më shumë na ka dhënë ajo ne”.