“Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë krizë. Të largohem? Kurrë. Kush largohet do të thotë se është dorëzuar”, fjalë këto të thënë nga Marco Giampaoli, trajneri i Milan në një intervistë për shkurtër për programin “Le Iene”. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë shprehur në më shumë se një herë besimin e tyre ndaj trajnerit por situata mund të ndryshoj nëse Milan nuk fiton përballë Genovas në transfertë. Giampaolo u ndal më pas tek mungesa e golit dhe ngërçi që po kalon Piatek:
“Kush di si shënohet nuk e harron, qëllojnë edhe periudha të tilla. Po punojmë për të bërë mirë dhe për të gjetur zgjidhje. Objektivat janë gjithnjë maksimal. Milan është mbi çdo interes personal”, theksoi trajneri Giampaolo. Ndryshe nga ai, mediat italiane insistojnë se shkarkimi i Giampaolos nuk do të vonoj, madje po përpiqen të gjejnë se kush do të jetë pasuesi i tij.