bogdani

Deputeti i PD Gerti Bogdani ka deklaruar në studion e lajmeve në Ora News se braktisja e komisioneve parlamentare nga deputetët e opozitës do të vijojë deri në fund të këtij parlamenti.

Bogdani tha se kjo qeveri ka rënë dhe është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve. Ai e mbështet këtë deklaratë tek sulmet e ministrave ndaj kryeministrit dhe ndaj njëri tjetrit apo sjell në vëmendje trafikun ashiqar të drogës. Ndërkohë Bogdani tha se seancat parlamentare nuk do të bojkotohen pasi janë e vetmja foltore ku opozita mund të thotë fjalën e saj, duke akuzuar sërish qeverinë për kontrollin e mediave televizive dhe se po tenton të mbylli dhe ato online.