wdt qerg asdfg

Kërkesa e Bosnjë Hercegovinës drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të rishikuar aktvendimin e vitit 2007, që liroi Serbinë nga akuzat për genocid gjatë vitit 1995, është hedhur poshtë nga kjo gjykatë pasi kërkesa për një rishikim të këtij aktvendimi nuk ka ardhur nga të gjithë anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjës.

“Gjykata konsideon se përmbajtja e këtyre letrave tregon se një vendim i tillë nuk është bërë nga organi kompetent, në emër të Bosnjë Hercegovinës si shtet”, thuhet në përgjigjen e GJND-së.

Bakir Izetbegoiq, anëtari mysliman i presidencës së Bosnjës që ka inicuar këtë kërkesë është shprehur se nuk e ka parë të nevojshme që të gjithë anëtarët e presidencës të futen në kërkesën drejtuar gjykatës, sepse rekomandimi për një kërkesë të tillë, fillimisht e ka bërë një avokat që ka prezantuar të gjithë presidencën.

Shumë zyrtarë në Bosnjë janë shprehur kundër kësaj kërkese, e cila u dërgua në Shkurt, duke thënë se një gjë e tillë mund të nxisë kriza të reja politke në vend