rama-dhe-nano-1024x718
A do rikthehet Fatos Nano me një formacion të ri politik? Spekulimet kanë nisur sërish dhe janë mediat prane qeverisë ato që artikulojnë një lajm të tillë. Shqiptarja.com shkruan se ish- kryetari socialist mund të krijojë një parti me të pakënaqurit e PS. Mes tyre janë Ben Blushi, Rexhep Meidani dhe Arben Malaj. Në fakt është një lajm i sajuar thjesht për diversion në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Ben Blushi dhe Fatos Nano nuk komunikojnë që prej vitit 2008. Nga ana tjetër dihet që ish-kryeministri Fatos Nano e ka ende si objektiv postin e Presidentit të Republikës dhe pritet që në vitin 2017 ai ta kërkojë sërish dicka të tillë.