Shekulli_2
Gazeta “Shekulli” e deputetit socialist Koço Kokëdhima ka nisur sulmin ndaj misionit të OSBE –së pas botimit të raportit të kësaj organizate që flet për lidhjet e disa deputetëve me krimin dhe trafiqet. Një prej deputetëve të përfolur është edhe Kokëdhima. “OSBE të largohet nga Shqipëria” shkruan Shekulli në titullin e saj kryesor. Gazeta ka intervistuar ish –ministrin e jashtëm, Paskal Milo, i cili e konsideron të tepërt qëndrimin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropën, në Shqipëri. Milo thotë se misioni i OSBE ka nisur të zbehet dukshëm prej vitit 2000. Por siç sqaron gazeta, ai “nuk ka pranuar të bëjë komente mbi raportin e fundit për lidhjet e biznesit me politikën apo influencat politike për interesa të caktuara personale”.