b269fe97cfa8e3602a24181348f74e7b_0
Ky është sot njeriu më i kërkuar në të gjithë Europën. Por mediat e huaja raportojne se 26 vjeçari, Salah Abdeslam u kap nga policia franceze pas sulmeve dhe arriti të shpëtojë falë kaosit të krijuar nga dhjetëra të vdekur në rrugët e Parisit.

Ai u mor në pyetje nga autoritetet dhe arriti t’i gënjejë ato, raporton Associated Press. Policia ndaloi një makinë pranë kufirit me Belgjikën, ku udhëtonin 3 persona, sipas agjensisë së lajmeve. Dokumentet e tyre u kontrolluan dhe dhe më pas ata u lanë të lirë. Gafa bëhet më e rëndë, po të merret parasysh fakti se, para se të ndalohej Abdelsam, policia ishte njoftuar se ky ishte personi që mori me qira një nga makinat e braktisura në skenën e krimit.

Salah Abdeslam është në arrati. Edhe vëllai i tij, Ibrahim Abdeslam dyshohet se mori pjesë në sulmet terroriste. Vëllai i tretë i tyre u arrestua në Belgjikë, sipas The Guardian.