aaaaaaaaaa-300x168
Që deputeti i Vlorës Fatmir Toçi është i pari mes socialistëve që e ka goditur Koço Kokëdhimën, kjo nuk përbën më asnjë sekret. Që ai e ka etiketuar si pashai i jugut, që në kohën e miqësisë të ngushtë me Edi Ramën edhe këtë e dinë të gjithë. Por edhe pasi “armikun’ e tij e kanë zhveshur nga të gjitha funksionet, si në parlament ashtu edhe në PS, Toçi sërish nuk ndalet. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ku godet turin e Kokëdhimës në bazën e PS-së. Dhe aq shumë nuk i del inati me ish bosin e firmës 2K sa harron se po nxjerr të palatar e partisë së tij në shesh.

Nuk është sekret për askën se rilindja shpall kudo konkurse por njerzit i emëron në bazë të milintantizmit. Edhe radionacional.al ka botuar shpesh dokumenta që tregonin sesi punësoheshin njerëz në zyrat e shtetit me rekomandime nga deputetët.

Por PS e ka mohuar gjithnjë një gjë të tillë. Ndërsa nga inati për Kokëdhimën Fatmir Toçi e pohon me gojën plot një gjë të tillë. Ai flet për të punësuar në mënyra jashtëligjore nga Kokëdhima, në kohën kur ky i fundit “vërtiste nëpër duar spektrin e gjithë Jugut të vendit” dhe kërkon rishqyrtimin e kritereve me të cilat janë punësuar këta njerëz.

Pra në mënyrë indirekte ai ka pohuar se si bëhen punësimet e Rilindjes duke dashur që përmes kësaj praktike të godasë Kokëdhimën.