KUvend-Noka-Brace-986x525

Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë degjeneroi në debate dhe fyrje personale mes deputetetëve të të dyja kampeve politike, çka çoi edhe ne ndërprerjen e seancës 4 herë.

Debati i parë nisi mes Blendi Klosit dhe Ben Blushit, ndërsa më pas në debat u përfshi Sali Berisha, Flamur Noka dhe Erjon Braçe.

Fjalori i përdorur prej disa deputetëve ka qenë me sharje dhe fyrje personale deri në banalitet rruge.

Debati dhe fyerjet sollën ndërprerjen katër herë të seancës plenare deri në bojkotin final të seancës nga opozita.

 

Debati dhe fyerjet mes deputetëve

Klosi-Blushi
Ben Blushi: E kam amanet nga banorët e Zharrzit t’ju them këtu dy fjalë për ta. Për ju që jua keni përzier gjakun me helm. Ju keni helmuar ujin. Ata kanë 10 apo më shumë ditë pa ngrënë e pa pirë.

Antoneta Dhima: Pse gënjen?
Ben Blushi: Ti zonjë pusho, se ty të nxorën jashtë ata. Po ti nuk ke turp.
Antoneta Dhima: Jo, unë kam ndenjur me ta gjithë ditën.
Ben Blushi: Unë dhe Mimoza Hafizi u larguam nga rilindja, sepse ajo mbështet Elvis Roshin, Vangjush Dakon. Sepse vjedh shqiptarët.
Ben Blushi: Një parti i vjedh votat e veta për të mos futur në zgjedhje. E kush kjo parti, (i drejtohet podiumit të ministrave të qeverisë), Ju që mendoni se Dako është krenari se varros Durrësin e Lashtë për të mos folur për  Elvis Rroshin, apo për këtë tjetrin se mungoka këtu, (Ramën).
Blendi Klosi: Çfarë flet more?
Blushi sheh nga Klosi: Ti more vartësi i Vangjush Dakos, që paguhesh parazit ordinet që paguhesh mijëra euro në muaj nga Vangjush Dako. Ky i mbante letrat Aleksandër Meksit, e bëra njeri e ngjita me zyrë në katin e dytë këtë halabak.
Blendi Klosi: Pusho, more pusho. Mos thuaj budallallëqe…
Ben Blushi: Pusho, ti parazit. Pusho…
Blendi Klosi: Boll ore debil.
Ben Blushi: Pusho ti parazit ordiner që e merr rrogën çdo muaj tek Gjushi.
Taulant Balla-Leskajt: Nxirre jashtë këtë…
Blendi Klosi: Ore t*rap, a do pushosh?
(Ndërhyn Tahiri dhe Beqaj, duke i kërkuar Klosit të qetësohet).
Ben Blushi: Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit, vartës i Vangjush Dakos.
Damian Gjiknuri: Blush, ti je i mirë në poezi po nuk je i mirë në prozë. Dhe politika nuk është as poezi, as prozë Blushi.
Erjon Braçe: Bejte mor bejte, ku di të bëjë poezi ai.

Braçe-Noka
Sali Berisha: Shqiptarë dhe shqiptare,  18 shkurti është dita e fillimit të madh të një misioni, më i madhi nga 20 shkurti i 1991, që do thërrmojë dhe do shkërmoqi Banditokracinë. Ky kryebandit rrethohet këtu në parlament nga banditë të tjerë, nga ministra të pafytyrë, hajdutë që ndërtojnë parajsë dhe vila me paratë e të sëmurëve me kancer, që me paratë e drogës dhe të bixhozit ndërton parajsën e tij, që instaloi skafin dhe trafikun e drogës.

Me përfaqësues në krye të diplomacisë një mashtrues dhe hajdut ordiner, një njëri i cili nën ligjin e Banditistanit i thotë komisionit parlamentar   se kishte informuar presidentin, dhe presidenti e nxjerr të pafytyrë siç është, ndërsa njoftimin ja dërgon presidentit dy ditë më mbrapa. Ja ky është diplomati i Banditistanit dhe i banditokracisë.

Dita e qytetarëve po vjen! 18 shkurti është dita e misionit të madh për çdo shqiptar sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me përdhunues, sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me trafikantë  dhe mashtrues…

Erjon Braçe: O b*le…Po boll, o boll.
(Flamur Noka shkon tek vendi i Erjon Braçes dhe e godet me librin e rregullores. Ndërhyn garda. Edi Paloka dhe Ulsi Manja largojnë Nokën)
Flamur Noka: Do ja q* r*obt, po thuaji ta mbylli gojën.
Ulsi Manja: Po ulu tani…
Flamur Noka: Do ja q* r*obt, po të them.
Erjon Braçe: O idiot, çfarë ke, o idiot…
Gramoz Ruçi: Znj. Leskaj ndërprisni seancën.
Valentina Leskaj: Zotërinj deputetë qetësohuni, mos krijoni tensione.
Taulant Balla: Të ndërpritet seanca.
Valentina Leskaj: Zoti Noka, do të marr masa ndaj jush, ju lutem uluni. Ok, seanca ndërpritet.
Sali Berisha: Banditë të të gjitha anëve bashkohuni, fundi juaj po vjen.
Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca.
Sali Berisha: Kones po t’i thuash kuç, vetëm leh.

Ndërpritet seanca.
Rifillon seanca.
Valentina Leskaj: Z.Noka lini sallën e Kuvendit. Nëse nuk zbatohet kalohet në kushtet e pikës dy të nenit 65 për nxjerrjen tuaj jashtë seancës nga shërbimi i Gardës së Republikës.
Edi Paloka: Përjashtoni Ballën dhe Braçen se kanë fyer gjithë kohën jo vetëm folësit në podium, por edhe deputetët këtu. S’mund të ketë zbatim të njëanshëm të rregullores.
Valentina Leskaj: E keni në të gjitha TV-të me zë dhe figurë shkeljen e rregullores nga Z.Noka. Nëse keni të evidentuar, silleni kërkesën ta shqyrtojmë. Kërkoj të zbatohet rregullorja e Parlamentit.
Edi Paloka: Mos u bëni më qesharake se grupi parlamentar. Ju e paskeni parë në TV Flamur Nokë, po z.Braçe nuk e patë live kur ofendoi?
Valentina Leskaj: Z. Noka, unë ju kam përjashtuar nga seanca për thyerje të rregullores. Ju lutem dilni jashtë.
Flamur Noka: Jo unë nuk largohem pa u larguar ky. Unë do iki kur të iki edhe ky që shau.
Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca. Z. Noka, largohuni ose do t’ju nxjerrë garda.
Flamur Noka: Jo ca të nënës e ca të njerkës këtu. Nuk largohem nga seanca. Nuk bëra asgjë. Nuk shava asnjë. Thjesht i lëshova rregulloren që ta lexonte se po e shkelte.

Ndërpritet seanca.
Rifillon seanca. Noka shtyn gardistët dhe hyn në Kuvend dhe pse ishte i përjashtuar.
Valentina Leskaj: Z. Noka, ju lutem, dilni.
Flamur Noka: Jo, s kam pse dal unë.
Valentina Leskaj: Atëherë, ndërpritet prapë seanca. Thirret Byroja.

Ndërpritet seanca.
Rifillon seanca.
Ilir Meta: Byroja e Kuvendit, u mblodh me kërkesë të dy partisë, PS dhe PD, të cilët kërkojnë përjashtimin me 10 ditë nga aktivitetet parlamentare të deputetëve Flamur Noka dhe Erjon Braçe. Byroja, me shumicë votash ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare deputetin Flamur Noka.

Alban Zeneli: Po çfarë u bë këtu, ata kanë të drejtë të na shajnë dhe ne duhet të përjashtohemi? Pse jeni kaq të një anshëm?