vlcsnap-00110_6

Gjimnazistët e Vlorës, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës, kanë dalë me një formular të printuar për të kërkuar të firmosin pro Vetingut qytetarëve.

Edhe pse as gjimnazistët dhe as shumica e qytetarëve nuk e kanë të qartë konceptin e Vetingut, ata shprehen se duhet luftuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Nxënësit shprehen se nisma është vullnetare dhe se nuk janë pjesëmarrës në asnjë oganizatë apo grupim të caktuar.

Është shumë i çuditshëm ky veprim i këtyre gjimnazistëve sepse vjen njëkohësisht me “fushatën” që ka ndërmarrë mazhoranca pro Vettingut.

“Fushatën” e kryeson kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndjekur nga ministri i brendshëm Tahiri, nga Beqaj si dhe deputetë të PS-së. Pavarësisht arsyes së daljes publike, ministrat apo deputetët e mazhorancës, nuk harrojnë të flasin për Vettingun dhe të akuzojnë opozitën për bllokimin e procesit.

Deri më tani kemi parë raste ku gjimnazistët merreshin nga mjediset e shkollave dhe dërgoheshin në fushata elektorale nga të dyja kampet politike.

Nuk mund të mendojmë që këta gjimnazistë të ndërmarrin një veprim të tillë vullnetar për një proces tepër të vështirë për tu kuptuar si Vettingu.

Aparati i propogandës së qeverisë po mundohet me të gjithë mënyrat dukë përfshirë ministrat, deputëtët, kryetarë bashkie, biznesmenë, apo edhe aktorë të tjerë të shoqërisë, për të bindur opinionin publik se qeveria dhe populli e do Vettingut, por opozita jo.

Siç duket, në këtë “fushatë” pro Veting, nuk kursehen të përdoren për qëllime politike edhe të rinjtë e gjimnazeve.