ben-blushi-libra-860x680_0

Bordi i Monitorimit të Medias ka hartuar një pasqyrë të paraqitjes së fushatës në media ku vihen re diferenca të mëdha kohore në dëm të paertive të vogla. Në raport është marrë në shqyrtim segmenti javor nga data 26.05.2017 deri më 02.06.2017 dhe edicionet informative, specialet dhe debatet e transmetuara nga TV kryesore të vendit. Ajo që bie në sy është se Partia Libra e cila mori një rrezultat surprizues nga sondazhi i parë i IPR Marketing, është zhdukur nga pasqyrimi mediatik. Kështu Televizioni publik, Top Channel, Vizion Plus nuk kanë pasqyruar asnjë minutë nga aktivitetet e saj. Ndryshim përbën vetëm Grupi Klan i cili i ka dhënë partisë së Ben Blushit 4 minuta tek lajmet e Klan dhe afro 12 minuta në ABC. Ndërsa Top Media e ka zhdukur Libran edhe nga Top Nevs.  Ja pasqyrimi i plotw i partive nga ekranet kryesore

 

  1. A) EDICIONET INFORMATIVE

 Në TVSH ;

Partitë parlamentare me mbi 20 % te vendeve ne Kuvend kane gjetur pasqyrim:

PD 41.20 min

PS  40.40 min

Partitë e tjera parlamentare janë pasqyruar:

LSI            16.27 min

PDIU        5.32 min

Vihet re re që partitë e tjera parlamentare dhe partitë joparlamentare kanë 0 minuta kohë.

Bordi i Monitorimit të Mediave i propozon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i kërkojë TSVH që sipas Nenit 81, pika 1 dhe 2, të balancojë brenda 48 orëve kohën për partitë e tjera parlamentare

  1. Në TOP CHANNEL;

Partitë parlamentare me mbi 20 % te vendeve ne Kuvend kane gjetur pasqyrim:

PD 64.70 min

PS 70.58 min

Partitë e  tjera parlamentare me më pak se 20 % te vendeve ne Kuvend jane pasqyruar:

LSI           28.23  min

PR             3.10  min

 

  1. Në TV KLAN;

Partite parlamentare me mbi 20 % të vendeve në Kuvend kanë gjetur pasqyrim:

PD 74.07 min

PS 55.78 min

Partite e tjera parlamentare me më pak se 20 % të vendeve në Kuvend janë pasqyruar:

LSI           22.4 min

PDIU          5.13  min

LIBRA       3.97 min