be2

Beniada Nishani (Jakic) është është një yll i ri në showbizin italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 25-vjeçarja Beniada Nishani po spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

Fotot e saj ku shfaqet sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani. Për Vitin e Ri 2017 është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa “showgirl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.

Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t vjen pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano. Ajo rrëfen për gazetën “Panorama” jetën e saj në Itali, dhe komentet që mori si mbesa shumë sensuale e Presidentit Nishani…