Një seri fotosh origjinale të Marilyn Monroe pritet të shiten në ankand këtë javë për një shifër prej $9,000.

Fotot u kapën nga një mik i saj, fotografi hungarez Andre de Dienes, në 3 raste të ndrushme ndërmjet viteve 1945 dhe 1953. Fotot shfaqin aktoren duke u kënaqurr në plazh, duke luajtur në borë dhe duke pozuar pranë hotelit Bel Air. Ato janë momentalisht në pronësinë e një koleksionuesi privat, i cili organizon ankandin në shtëpinë  Nate D Sanders në Los Angeles.