216439

Edhe seanca e kësaj të enjte e Kuvendit është përfshirë nga debate të ashpra mes kryetarit të LIBRA-s Ben Blushi me ministrat Ahmetaj, Kodheli dhe Felaj si dhe me deputetin Erion Braçe. Kryeministri Edi Rama nuk është përfshirë në replika por kjo s’e ka penguar atë që të përjetojë tensionin e seancës.

Siç duket nga këto foto, Rama është ndjerë jo pak i bezdisur gjatë fjalës së Blushit teksa në një moment kërkon nga ministrat Kodheli dhe Ahmetaj që të mos replikojnë pas fjalës së Blushit.

Në një moment tjetër ai debaton me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Ndonëse Rama dhe Ahmetaj debatojnë, Tom Doshi dhe Eduard Ndocaj duken krejtësisht të relaksuar teksa hyjnë në seancë njëri pas tjetrit.