Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve të brendshme në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës. Puna për rikualifikimin urban të zonës ka nisur që prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Projekti po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe fondi limit i vënë në dispozicion për këtë investim kap shifrën e mbi 194.9 milionë lekësh.

Krahas rikonstruksionit të rrjetit rrugor, do të kryhen gjithashtu një sërë ndërhyrjesh të tjera si ndërtimin e lungomares me sheshe rekreative, shtimin e hapësirave të gjelbra, parqeve e këndeve të lojërave.