12

Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini zhvilloi sot një darkë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fotot e shpërndara nga takimi në Bruksel, dallohet veshja ndryshe e Edi Ramës.

Ndërsa kryeministrat e tjerë janë të veshur me kostume të zeza, këmisha dhe kravata, Rama është veshur me xhaketë blu me bluzë poshtë, pa kravatë dhe me atlete.

Mësohet se para darkës së përbashkët, Federica Mogherini zhvilloi një takim kokë më kokë me Edi Ramën. Nuk dihen detaje rreth këtij takimi.

Më herët Mogherini bisedoi në takime të ndara edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësues të qeverive të tjera të rajonit.