Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar gjatë vizitës në Bruksel me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën me ministrin e Jashtëm të Greqisë përmes një postimi në “Twitter”.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të diskutoj me mikun dhe kolegun Nikos Kotzias çështje të një rëndësie të përbashkët”, shkruan Bushati.