Në një kohë që pritet prezantimi i zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama kanë mbërritur në ministri.

Xhafaj do të takojë për herë të fundit stafin me të cilin ka bashkëpunuar.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Rama dhe zv.ministri i ri Lleshi, i cili do të ketë kompetencat e ministrit, do të mbajnë ndonjë fjalë publike.