kulla-2

Nën drejtimin e Edi Ramës, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot planin e përgjithshëm vendor të Tiranës i cili mes të tjerave parashikon një kullë buzë Unazës, në bulevardin “Bajram Curri”. Godina 133.8 metra e lartë do të pozicionohet mes qendrës tregtare “ETC” dhe parkut të lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”. GSH.al sjell detaje të projektit të kullës, e cila do të quhet “Downtown Albania” dhe do të jetë përballë ish-godinës së SHQUP-it, sot selia e Partisë Demokratike. Kjo është kulla e dytë e miratuar sot, e para ishte ajo pranë “15-katëshit” në sheshin “Skënderbej”.

VENDIMI

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Polifunksionale DTA (DownTown Albania)”, me vendndodhje në Bulevardin “Bajram Curri”, me zhvillues “DT1” sh.p.k.

PERSHKRIMI I KONCEPTIT URBANISTIK DHE PROJEKTIT ARKITEKTONIK

Kulla Downtown Albania me pozicionin e saj strategjik ne Tirane pergjate bulevardit “Bajram Curri” ka potencialin per t’u bere nje landmark fantastik per qytetin. Duke qene ndertesa me e larte e Shqiperise dhe me katet, qe ndryshojne ne volumetri krijon nje pamje impresionuese. Kjo godine do te jete e dukshme nga sheshi “Skenderbej” dhe me tej.

Natyra e dizajnit eshte e bazuar ne siluetin e territorit te Shqiperise dhe morfologjise se saj. Lartesia e kulles arrin 133.8 m dhe do spikase ne siluetin e qytetit. Kati perdhe perbehet prej hapesires komerciale dhe hyrjeve te vecuara per zyrat dhe banimin. Zyrat do te kene hyrje te shoqeruar me holl prites nga bulevardi Bajram Curri. Banesat do te kene hyrje te shoqeruar me holl prites nga ana veri-lindore e objektit. Kulla do te kete funksione te ndara ne vertikalitet i quajtur ndryshe “Burger”.

Kjo shperndarje funksionon duke patur funksione te ndryshme te ndara sipas kateve ku 2912 m2 te kateve te para do sherbejne si hapesira komerciale. Ne katet qe vijojne do te jene te lokalizuara ambjentet e zyrave me nje siperfaqe prej 21840 m2. Ne katet e siperme per te ofruar pamjet me te mira nga lartesia e kulles jane pozicionuar banimet me nje siperfaqe rreth 26208 m2.

Parkimi do te jete nentoke dhe me akses nga bulevardi Bajram Curri i cili do te mbuloje rreth 394 vende parkimi.