18953540_1564847420205919_4688411206592267599_o

Kohët po ndryshojnë. Kujt do t’ia merrte mendja se Edi Rama do bënte fushatë me dy gishtat lart, deri një muaj më parë? Por në paqe dhe dashuri për socialistët nuk mbetet pas as Lulzim Basha. Ai është fotografuar në Mat me kreun e PS-së së, Hasan Pasha dhe e ka përqafuar si të takonte një mik të vjetër.

Kjo është fushata më e çuditshme në këto 27 vjet. Rama dhe Basha këmbëngulin të shpërndajnë kudo mesazhin se demokratët dhe socialistët nuk janë më kundërshtarë.

Pas përqafimit të Bashës, Hasan Pasha ka ngritur dy gishtat lart. Mesazhi ka shkuar edhe në bazë.