Të tjera lëkundje tërmeti kanë vijuar gjatë natës së kaluar deri në mëngjesin e sotëm.

Nga ora 22:27 minuta e mbrëmjes deri sot në mëngjes, janë regjistruar plot shtatë lëkundje tërmeti.

Tërmeti me i fuqishëm ka qenë me magnitudë 3.8 me epiqendër pranë Kepit te Rodonit.

Ky tërmet është pasur edhe nga lëkundje të tjera, ku i fundit sipas Agjencisë më e madhe në botë për tërmetet “EMSC” është regjistruar dy orë më parë, përkatësisht në 06:29 minuta.

Raportohet se kjo situatë është shoqëruar me frikë tek qytetarët.