Flor

Këngëtari dhe kompozitori i njohur Flori Mumajesi ka vendosur të vijë në duet me këngëtaren kosovare Argjentina Ramosaj, kjo e fundit ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri në skenë.

Si duket ftesën e ka marrë nga Flori për të qenë pjesë në këtë bashkpunim, një këngë e cila mendohet të jetë e zhanrit baladë. Lajmin për pregaditjen e kësaj kënge e ka bërë të ditur Flori nëpërmjet postimit të një fotoje në Instagram ku shihet ai dhe Argjentina gjatë realizimit të videoklipit.

Titulli i këngës është vendosur nga Flori, dhe ai do të jetë “Ku isha unë”. Xhirimet e videoklipit kanë përfunduar dhe pritet që ky projekt të finalizohet së shpejti nga produksioni nga Shqipëria, Pro…Video.