fr

Për herë të parë ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka folur për ambicjet e tij për të marrë sërish postin e kryeministrit. Meta thotë se nuk ka pasur një garë me Ramën për të marrë qeverinë.

“Nuk besoj se ekziston kjo garë. Unë kam qenë kryeministër në një moshë tepër të re, e nga ana ime nuk ka ekzistuar kurrë një garë e tillë. Kam qenë gjithmonë i hapur dhe jam përpjekur t’u jap mundësi të tjerëve, sikurse edhe Edi Ramës. Shpresoj që ai të punojë dhe të japë mundësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, sepse ai ka përgjegjësinë më të madhe për ato që do të ndodhin në javët në vijim. Supozojmë se ju keni të drejtë në analizat tuaja. Sërish të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që po të bëjmë një funksion duhet t’i shërbejmë vendit – tha Meta.

“A do kthehem? Pas 5 apo 10 vitesh, edhe pse nuk mendoj që tani për një mandat të dytë, nuk mendoj se jeta është vetëm politikë dhe nuk është e thënë se duhet të jesh në funksione të larta. Ëndrra ime është që klimën e re, me edukatë të re, me përgjegjshmëri dhe frymë proeuropiane, ta kishim në udhëheqjen e vendit” –tha Meta.