rama nano1
I gjendur si zakonisht me pushime, gjatë pushimeve të përhershme, ish kryetari i PS, Fatos Nano as ka mohuar dhe as ka pohur direkt një takim të tij me kryeministrin Rama. Lapsi.al publikoi dje një lajm ku bëhej fjalë për një drekë pune në selinë e kryeministrisë mes Ramës dhe Nanos. Takimi, i ndodhur disa kohë më parë, është zhvilluar në atmosferën e nderë brenda mazhorancës ku marrëdhëniet Rama- Meta kanë hyrë në krizë.
I pyetur nga një e përditshme e Tiranës, Fatos Nano tha: “Ky është lajm serioz, por kur paska filluar media shqiptare të merret me gjëra serioze?”. Për të evituar shpjegime më të hollësishme, Nano e mbylli reagimin e tij me të folurën e tij karakteristike: “Unë jam me pushime serioze”, tha ai.