Flet Bushati: Ne do bëjmë një marrëveshje për detin më të mirë se në 2009-ën

11 orë më parë

Ministri i Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati thotë se me palën greke është rënë dakord vetëm për “vijat e kuqe” ku do të ecin negociatat, të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, Bushati thotë se marrëveshja do të finalizohet nga ekspertët, duke premtuar se ajo do të jetë më e mirë se e vitit 2009.

“Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”, – tha Bushati.