basha-lu-borchard

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka rrëfyer disa nga bisedat me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë. Kreu i opozitës mohoi që diplomatët e huaj t’i kenë kërkuar që të ndërpresë protestën.

“Asnjë ambasador i vetem nuk ka kërkuar ndërporerjen e protestës. Kanë lavdëruar protestën paqësore. Kanë kërkuar informacion përse duhet ngritur qeveria teknike dhe unë u kam dhënë informacion për kërkesat tona” – tha Basha në një intervistë për Eni Vasilin në News 24.

Lidhur me takimin me ambasadorin rus, Basha tha se ai është kërkuar nga diplomati i huaj me qëllim informim për kënvështrimin e opozitës për situatën politike.