tr

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbuluar disa detaje të negociatave mes Lulzim Bashës dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Mediu lavdëroi punën e ambasadorit Lu si negociator, ku edhe zbuloi se ky i fundit kishtë përdorur edhe “elementët e presionit”, për të bindur Bashën të pranonte propozimet për zgjidhjen e krizës.

“Ambasadori Lu është një negociator shumë i mirë. I jashtëzakonshëm. Elementët e presionit kanë qenë brenda. Ambasadori Lu i përdori të gjithë elementët e presionit deri tek një qëndrim i hapur i Departamentit Amerikan të Shtetit kundër opozitës nëse nuk do të pranonte propozimin e Ramës, në qoftë se ne nuk do të pranonim.” – deklaroi Mediu.

Kreu i Partisë Republikane ka shtuar se pavarësisht marrëveshjes PS-PD, nuk është i bindur se zgjedhjet e 25 qershorit do të jenë plotësisht të lira.

“Ishte në bindje të plotë për të bërë atë që ishte më e mira për vendin. Unë nuk jam naiv të besoj se zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira.” – u shpreh Fatmir Mediu në emisionin “Tonight”.