Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, kërkon që reforma elektorale të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale.

“Presim që shumica në parlament dhe opozita të tregojnë vullnet të mirë dhe ne shpresojmë seriozisht se do të miratohet puna e mirë e dy grupimeve të komitetit ad-hoc, në mënyrë që tashmë të hyjë në fuqi për zgjedhjet lokale.” – u shpreh eurodeputeti në një intervistë për gazetën Shekulli.