Pas konfirmimit të fitores së Lëvizjes Vetëvevendosje në zgjedhjet e parakoshshme në Kosovë, lideri i kësaj force politike,Albin Kurti, ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimit, ku rezulton kryesues me 25.81 % të votave.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Kurti shkruan se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin, duke “bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse”. Më tej, duke u shprehur në pozititat e kryeministrit të radhës, Kurti shton se “punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin”.Sipas rezultateteve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosja ndiqet me një diferencë të ngushtë në renditje nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. Ndërsa e treta në garë rreshtohet PDK-ja me 21, 18% të votave.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi thirrjes për të dëshmuar në Gjykatën Speciale, në cilësinë e njëm prej ish-eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pas krisjeve në koalicionin qeveritar.

Mesazhi i Kurtit:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.

Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

Sepse: Erdhi dita!

Ju falemnderit të gjithëve dhe secilit.