de

“Murder on the Orient Express’ (Një vrasje në Orient Express) është filmi i zhanrit krim dhe mister, i cili mblodhi së bashku një kast fantastic aktorësh si Johnny Depp, Michelle Pfeiffer, Judi Dench, Penelope Cruz, Willem Dafoe, etj.

Me regji të Kenneth Branagh, filmi është një ribërje e regjisorit Sideny Lumet në vitin 1974, bazuar në librin e autores Agatha Christie-t me po të njëjtin titull. Për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar librin e botuar më 1934, historia e “Murder on the Orient Express” trajton investigimin e një vrasjeje të kryer në trenin që ushëtonte nga Stambolli në Paris.